Ambasadori britanik: Tash, serbët duhet të kthehen në institucione

24 nëntor 2022 | 18:46

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, vlerëson se pas marrëveshjes së arritur për targat, tani serbët duhet të kthehen në institucione.

“Mirëpres marrëveshjen e cila largon tensionet dhe uroj të gjitha palët për gatishmërinë e treguar për kompromis”, është shprehur Abbott.

“Marrëveshja, në veçanti për ata në veri është një lehtësim. Tani duhet që serbët të kthehen në institucione, në interes të punëve të tyre, familjeve dhe rendit e ligjit”.

Serbët janë dorëhequr nga të gjitha institucionet, pas paralajmërimeve për nisjen e gjobave për drejtuesit e veturave me targa ilegale. Ata kanë dhënë dorëheqje, duke nisur nga qeveria, kuvendi, komunat institucionet e drejtësisë dhe administrate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka reaguar pas…