
Ambasadori britanik uron në gjuhën shqipe festat e fundvitit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka uruar në gjuhën shqipe festen e Krishtlindjes dhe atë të Vitit të Ri, duke kërkuar që të respektohen masat dhe të mbrohet shëndeti i familjeve nga Covidi.
Abbotti nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook’, ka thënë se viti 2020 ka qenë i pazakontë.
“Jemi në prag të festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, dhe kjo është natyrshëm një periudhë që na sjellë më pranë familjeve dhe miqve tanë. Por duhet të jemi të vetëdijshëm që ky nuk është një vit i zakonshëm. Virusi do të thotë që ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të mendojmë shumë më tepër për mbrojtjen e familjeve tona dhe shëndetit tonë. Ju lutemi vazhdoni të respektoni masat që janë këtu për t’ju mbrojtur juve dhe familjet tuaja. Gëzuar Krishtlindjet dhe gëzuar Vitin e Ri!”, ka shkruar ambasadori Abbott.