Ambasadori britanik uron Pavarësinë e Kosovës, përmend edhe Thaçin (video)
17 shkurt 2026
| 11:54
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Përmes një video të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Hargreaves ka thënë se Britania e Madhe është krenare që ka një partnere si Kosovën.
“Ndërsa shohim përpara, ne mbetemi të përkushtuar për të punuar krah për krah për një Evropë të fortë, të sigurt dhe të begatë”, ka thënë ai.
Pos tjerash, ambasadori britanik ka përmendur edhe deklaratën e ish-kryeministrit Hashim Thaçi të shpalljes së pavarësisë.



