Ambasadori britanik viziton KQZ-në, uron për proces zgjedhor të mbarë

09 nëntor 2025 | 11:28

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Fillimisht, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi priti në zyrën e tij ambasadorin britanik, i cili më pas vizitoi ambientet e punës në KQZ dhe dhomën operative.

Radoniqi e falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen që Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i ka dhënë KQZ-së në zhvillimin e softuerit të ri për transmetimin e rezultateve dhe statistikave nga vendvotimet dhe procesin që zhvillohet në QKN dhe QNR.

Nga ana e tij, ambasadori britanik uroi për proces zgjedhor të mbarë dhe përgëzoi stafin e KQZ-së për punën në organizimin e zgjedhjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Ibrahima Konate te Liverpool mbetet e pasigurt,…