
Ambasadori Dedaj: Kosovës i dhamë rininë, po e japim edhe lirinë për liri
05 nëntor 2020
| 14:51
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj është prononcuar nëpërmjet rrjetit social lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë, raporton News33.tv
Dedaj ka shkruar se personat e ftuar nga “Haga” Kosovës i dhanë gjithçka, por nuk ka pritur se edhe lirinë do ja falin lirisë.
Postimi i plotë i Ambasadorit Gjergj Dedaj.
Nuk kishim asgjë tjetër çka t’i japim Kosovës; përveç mundit, djerset, lotët, kohen, rininë dhe gjakun… !
Por nuk e dija dhe as nuk e besoja, se po u dashka dhënë edhe lirinë – lirisë…!