Ambasadori Dedaj shërohet nga Covidi

25 dhjetor 2020 | 14:19

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka bërë me dije se është shëruar nga Covidi.

Me këtë rast, Dedaj ka falënderuar të gjithë ata që i kanë dhënë mbështetje gjatë kohës sa ka qenë i infektuar me virusin “Korona”.

“Nga sot, me njoftuan institucionet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut, se kam mposhtur virusin Covid-19 !”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Këtu mund ta lexoni postimin e plotë të Dedajt: https://www.facebook.com/photo?fbid=449274059810192&set=a.105248157546119.

Image may contain: 1 person, standing

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku u ka bërë thirrje udhëheqësve botërorë që të…