Ambasadori Delawie dënon kërcënimin e pjesëtarëve serbë të FSK-së

21 shkurt 2018 | 15:49

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Greg Delawie, ka dënuar kërcënimin ndaj disa pjesëtarëve serbë të FSK-së në Zubin Potok, të cilëve nëpërmjet një letre kërcënuese u është kërkuar të mos jenë pjesë e kësaj force.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë të drejtën për të qenë të sigurt gjatë jetesës së tyre, duke shkuar në punë. Ne dënojmë kërcënimet kundër anëtarëve të FSK-së në Zubin Potok dhe iu bëjmë thirrje autoriteteve për hetim të plotë. Ne mbështesim integrimin e serbëve të Kosovës në të gjitha institucionet e Kosovës”, ka shkruar Delawie në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Kosovë kanë thënë se po i trajtojnë seriozisht…