Ambasadori Delawie uron Feride Rushitin

23 mars 2018 | 14:25

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Greg Delawie, ka uruar Feride Rushitin për çmimin që do t’i ndahet nga Departamenti Amerikan lidhur me punën e saj për viktimat e dhunës seksuale të Kosovës.

“Urime Feride Rushiti, fituese e çmimit të Departamentit të Shtetit/Gratë e guximshme! Feridja ka luftuar pa u lodhur për të drejtat e viktimave të dhunës seksuale të luftës dhe grupeve të tjera vullnetare. Kosova duhet të jetë krenare” ka shkruar Delawie në llogarinë e vet në “Twitter”.

Drejtoresha e Qendrës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës në Kosovë, Feride Rushiti do ta pranojë këtë çmim në një ceremoni të organizuar nga Departamenti i Shtetit gjatë ditës së sotme ku e zëvendëssekretari i Shtetit, John Sullivan, do t’i nderojë dhjetë gra nga e gjithë bota.

Çmimi i nderon gratë anekënd botës, të cilat kanë treguar guxim dhe udhëheqje të pashoqe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe përparimin shoqërorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para pak çastesh Qeveria e Serbisë ka vendosur ta anulojë…