Ambasadori francez, deputetëve: Bllokimi aktual po dëmton Kosovën, zgjidheni çështjen para afatit kushtetues

25 korrik 2025 | 15:08

Ambasadorë të shteteve perëndimore, të akredituar në Kosovë, kanë marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Në mesin e tyre ishte edhe ai i Francës, Olivier Guerot, i cili ka thënë se ngërçi që po ndodh me moskonstituimin e Kuvendit shkon në dëm të Kosovës.

“Së bashku me ambasadorë të tjerë, mora pjesë në seancën e sotme të Kuvendit. Bllokimi aktual po dëmton Kosovën”, ka shkruar Guerot në “X”.

Ai i ka inkurajuar të gjithë politikanët që të shfrytëzojnë plotësisht pak orët e mbetura para se afati i Gjykatës Kushtetuese të përfundojë nesër (e shtunë).

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi gjerman, Thomas Muller është larguar nga FC Bayern Munich…