Ambasadori francez: Macroni ia shprehu Kurtit e Osmanit qëndrimin pro heqjes së vizave

11 nëntor 2022 | 12:59

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se shteti i tij është në favor të heqjes së vizave për Kosovën.

Kjo sipas tij, këtë ia ka konfirmuar presidentes Vjosa Osmani vet presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Duke mos përmendur data ai ka thënë se presin një vendim pozitiv për këtë çështje.

Ndërsa duke folur për planin franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi, ai nuk ka dhënë shumë detaje vetëm se theksuar se deklaratat që janë dhënë nga vende të ndryshme nuk ndihmojnë në realizimin e atij plani, raporton “EO”.

Këto komente ai i ka bërë pas ceremonisë ushtarake me rastin e përkujtimit të armëpushimit të 11 nëntorit 1918, i cili i kishte dhënë fund Luftës së Parë Botërore.

“Në qershor të këtij viti presidenti Macron i ka thënë presidentes Osmani se ne jemi në favor të liberalizimit me disa masa që duhet të realizohen. Ne po respektojmë këtë angazhim. Po presim të ketë vendim pozitiv dhe të arrihet një marrëveshje lidhur me këtë çështje”.

“Dje ka pasur dy takime ndërmjet presidentit Macron dhe presidentit Vuçiq dhe presidentes Osmani e  kryeminsitrit Kurti ku kanë biseduar për situatën në Kosovë dhe kanë diskutuar për planin franko-gjerman. Sot do të ketë dy takime ndërmjet tyre”.

“Unë nuk mund t’iu japë më shumë shpjegime. Franca dhe Gjermania kanë propozuar një plan dhe nuk do të doja të komentoja lidhur me qëndrimin dhe deklaratë e palëve të ndryshme me atë plan. Deklaratat që janë dhënë nga vende të ndryshme nuk ndihmojnë në realizimin e atij plani”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një postim të…