Ambasadori francez për deklaratat e Rrustemit: S’kam asnjë koment, të mos kesh koment është një koment
Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot, ka thënë se nuk ka koment rreth deklaratave të deputetit të Vetëvendosje Adnan Rrustemi, i cili në një reagim në “Facebook” ka pretenduar se vizitat e disa ambasadorëve shkatërrojnë Gjykatën Kushtetues.
“Nuk kam asnjë koment. Faleminderit. Dhe të mos kesh një koment, është një koment”, ka thënë ai.
Ndërsa i pyetur rreth takimit me kryeministrin Albun Kurti të premten pasi presidentja Vjosa Osmani ka shpallur dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, Guerot ka thënë se do ta mbajë për vete atë që është diskutuar në takim.
“Do ta mbajë atë për ne për momentin”, ka thënë shkurt Guerot pas një ngjarje që pati me komunën e Prishtinës e ku është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen e grave që janë viktima të dhunës.
Rrustemi: Ambasadorët të mos ndërhyjnë në Gjykatën Kushtetuese



