
AMBASADORI GASHI NË PARIS, PRET BIZNESET NGA KOSOVA
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Paris, Prof. dr. Qëndrim Gashi, priti një delegacion të firmave private partnere të Knauf Insulation nga Kosova në krye me drejtorin e Knauf Kosova dhe Albania, Prof. Dr. Sylejman Berisha!
Ambasadori z. Gashi rezervoi një takim të veçante dhe ofroi një mikëpritje të ngrohtë e miqësore!
Ambasadori z. Gashi i njoftoi për mbarëvajtjen e angazhimeve të Ambasadës së Kosovës në Paris!
Gjithashtu i njoftoi për shumë ngjarje të rendësishme të Francës në përgjithëësi e të Parisit në veçanti!
Në pritje te Ambasadori i Kosovës në Paris, ishin edhe pronarët e firmave “Vatani” z. Ismet Sylejmani, “Annex” Mehmet Hoxha, “Ok” Hasan Bytyqi dhe “Real Color” Alban Pajaziti!
Në fund ambasadori z. Gashi i falenderoi per viziten dhe ju ofroi mikëpritje në çdo kohë e kurdoherë ta vizitoni Parisin!
Prof. Dr. Sylejman Berisha
Paris, Tetor 2019!