
Ambasadori gjerman: Dëme shqetësuese për perspektivën ekonomike të Kosovës, të deeskalohet situata
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka shprehur shqetësimin e tij për dëmin që mund ta pësojë perspektiva ekonomike e Kosovës si pasojë e tensioneve në veri.
Ai ka shpërndarë reagimin e Odës Ekonomike Gjemrano-Kosovare (OEGjK), e cila ka deklaruar se kompani e investitorë potencialë kanë rritur ankesat dhe shqetësimet e tyre.
“Dëmet shqetësuese për perspektivën ekonomike të Kosovës janë tashmë në horizont, duke dëmtuar reputacionin dhe potencialin e saj edhe përballë komunitetit të biznesit. E ripërsërisim këtë thirrje nga Shoqata Gjermano-Kosovare e Bizneseve për deeskalim të menjëhershëm”, ka shkruar Rohde në “Twitter”.
Ndërkohë, OEGjK-ja ka thënë se është e shqetësuar që kompanitë gjermane mund të heqin dorë nga investimet në Kosovë dhe mund të ndërpresin aktivitetet ekzistuese për arsye të paëndërueshmërisë politike.
“Anëtarët e OEGjK-së janë të shqetësuar se kompanitë gjermane mund të heqin dorë nga investimet në Kosovë, ose të ndërpresin aktivitetet ekzistuese. Lajmet për paqëndrueshmëri politike dëmtojnë besimin e klientëve dhe investitorëve gjermanë në mënyrë të konsiderueshme. Kjo ndikon negativisht në marrëdhëniet ekonomike gjermano-kosovare dhe i shkakton dëm Kosovës, si lokacion për investime dhe biznes”, është thënë në reagimin e OEGjK-së.
Concerning damage for Kosovo’s economic prospect are already on the horizon, damaging its reputation and potential also vis-à-vis business community. We reiterate this call from the German-Kosovar Association of Businesses for imminent de-escalation. https://t.co/50lQxWlfhP
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) June 15, 2023