Ambasadori gjerman i lumtur që ministri Rashiq do të diskutojë për asociacionin

25 janar 2023 | 11:32

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde është i kënaqur që ministri Nenad Rashiq, ka pranuar ftesën për diskutim rreth themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që do të mbahet në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë.

“Pajtohem plotësisht: Është shumë e rëndësishme për t’u çuar para diskutimet për Asociacionin e komunave me shumicë serb. Më vjen mirë të dëgjojë ministri kosovar Nenad Rashiq e ka konfirmuar pjesëmarrjen në diskutimin e planifikuar për ASK-në më 31 janar në Ambasadën amerikane në Prishtinë”, ka shkruar Rohde në “Twitter”.

Diplomati këtë koment e ka bashkëngjitur mbi një njoftim të Këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, për një bisedë që ai e ka pasur me kryeministrin Albin Kurti.

“Fola me Kryeministrin Albin Kurti sot për të diskutuar rreth propozimit të BE-së për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe për kërkesën që Kosova ta pranojë atë. Një temë kyçe ishte partneriteti ynë dhe synimet e përbashkëta për ta avancuar integrimin evropian dhe euro-atlantik të Kosovës”.

“Ne gjithashtu diskutuam rëndësinë e karakterit multietnik të Kosovës dhe ecjen para me diskutimet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, në kontekst të dialogut dhe nevojën e kthimit të zyrtarëve serb të Kosovës në pozitat e tyre”, është thënë në postimin e Chollet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të…