Ambasadori gjerman: KFOR-i luan rol thelbësor në stabilitetin rajonal
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka vizituar selinë e KFOR-it, ku është pritur nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.
Në një postimi në rrjetet sociale është bërë me dije se gjatë takimit, ambasadori Rudolph ka vlerësuar punën e jashtëzakonshme që KFOR-i vazhdon të bëjë dhe ka shprehur mirënjohje për kontributin e tyre në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.
Gjatë vizitës, ambasadori është takuar edhe me komandantin e kontingjentit gjerman në kuadër të KFOR-it, kolonel Mullerin, nga i cili është njoftuar më gjerësisht për kontributin e rëndësishëm të ushtarëve gjermanë që shërbejnë në këtë mision.
Ambasadori Rudolph ka falënderuar trupat gjermane për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre në shërbim të paqes dhe sigurisë në Kosovë.
Në postimin e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë thuhet se KFOR mbetet një shtyllë kyçe e sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.




