Ambasadori gjerman: Klasa politike po dështon përballë qytetarëve

25 korrik 2025 | 12:32

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur fatkeqësi dështimin e serishëm të deputetëve për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Duke folur në hollin e Kuvendit pak pas mbylljes së seancës, ai ka thënë se “jemi këtu për ta theksuar shqetësimin tonë dhe urgjencën për të formuar institucionet”.

“Qytetarët dolën për të votuar më 9 shkurt dhe tani janë bërë gati gjashtë muaj. Klasa politike po dështon përballë qytetarëve”, ka thënë Rohde.

Ai e ka quajtur vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese për të vendosur masë të përkohshme si karton të kuq “sepse po e suspendon parlamentin për të marrë një vendim”.

Rohde ishte i pranishëm në këtë seancë së bashku me përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë nga ShBA-ja, BE-ja, Britannia e Madhe, Franca, etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajnerja e xhudos, Majlinda Kelmendi është shprehur e lumtur për…