Ambasadori gjerman Rohde: Pas 55 tentimesh, ndoshta ka ardhur koha të ndërrohet ekipi politik

16 gusht 2025 | 19:48

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur për krizën politike në vend dhe shprehjen që ai e pati përdorur gjatë muajit prill se ‘nëse dështon ekipi, zëvendësojeni dikë nga ekipi’.

Rohde  u shpreh se edhe e ka të njëjtën shprehje, por sipas tij “pas 55 tentimesh, ndoshta ka ardhur koha të ndërrohet ekipi”.

“Siç e kam sugjeruar në muajin prill ku kam thënë duke përdorur analogjinë e futbollit se nëse ekipi i juaj nuk është i suksesshëm, zëvendësojeni dikë nga ekipi”.

“Ende e kam po të njëjtën thënie sepse ende e kemi të njëjtin problem. Pas 55 tentimesh, ndoshta ka ardhur koha të ndërrohet ekipi sepse unë i di reagimet e opozitës, ata kanë thënë se do të votojnë qeverinë përderisa të jenë anëtarë të kabinetit”, u shpreh Rohde në Klan Kosova.

Më tej, ai u shpreh se partive politike iu duhet vullnet për kompromis dhe sipas tij, aktorët politikë duhet të shohin vullnet për t’i zgjidhur problemet e jo për t’i thelluar ato.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në fund të javës së kaluar, vlerësoi se Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet brenda 30-ditësh, se kryetari i këtij institucioni duhet të zgjidhet me votim të hapur dhe se për një kandidat nuk mund të votohet më shumë se tri herë. Afati fillon të rrjedhë sapo aktgjykimi të publikohet në Gazetën Zyrtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus Vladimir Putin, në takimin me Presidentin e SHBA-së,…