
Ambasadori gjerman shpërndarë reagimin e ministres Annalena Baerbock: Zero tolerancë ndaj dhunës
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, e ka shpërndarë reagimin e ministres së Jashtme të këtij vendi, Annalena Baerbock, në lidhje me situatën në veriun e Kosovës.
Rohde u pajtua plotësisht me deklarimin e Baerbock, dhe shtoi se ndaj dhunës nuk do të tregojnë asnjë tolerancë.
“Fjalë të qarta si kristali nga @ABaerbock + Dënimi po aq i qartë nga BE, SHBA, Britania e Madhe: Ne tregojmë zero tolerancë për çdo dhunë dhe përshkallëzim. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE i udhëhequr nga Miroslav Lajcak është e vetmja rrugë përpara”.
Lidhur me situatën në veri kanë reaguar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, të cilët kanë kërkuar që barrikadat e vendosura në veri të hiqen menjëherë.
Ndërkaq kryediplomatja gjermane tha se Kosova i uli tensionet duke i shtyrë zgjedhjet lokale, ndërsa shtoi se retorika nga Serbia po e bën të kundërtën.
Crystal clear words from @ABaerbock + equally clear condemnation by EU, US, UK: We show zero tolerance for any violence and escalation. The EU-facilitated Dialogue led by @MiroslavLajcak is the only way forward. https://t.co/aM7SBBcNwf
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) December 11, 2022