Ambasadori gjerman uron Kosovën për njohjen nga Siria: I lumtur me dinamikën e re të njohjeve këtë vit

30 tetor 2025 | 11:08

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, ka uruar presidenten Vjosa Osmani dhe popullin e Kosovës për njohjen e re nga Siria.

Ai ka thënë se është i lumtur me dinamikën e re të njohjeve për Kosovën këtë vit meqë njohja nga Siria është e treta me radhë pas Kenias e Sudanit.

“Urimet e mia të sinqerta për Presidenten Osmani, popullin e Kosovës dhe kolegët tanë në shërbimin diplomatik kosovar për lajmin e mrekullueshëm se Kosova është njohur nga Siria. Është mirë të shohësh këtë dinamikë të re. Gjermania gjithmonë ka qëndruar pranë pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Siria dje ka marrë vendim për njohjen e Kosovës në një takim trilateral në Riad të Arabisë Saudite me presidenten Vjosa Osmani, presidentin e Sirisë Ahmed al-Sharaa, si dhe Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, si ndërmjetësues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në Forumin…