Ambasadori gjerman uron Kosovën për zgjedhjet
29 dhjetor 2025
| 12:30
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Rainer Rudolph, ka uruar Kosovës për organizimin e zgjedhjeve.
Ai ka thënë se do të bashkëpunojnë me institucionet që do të formohen.
“Urime Kosovë për zgjedhje të qeta dhe demokratike. Me padurim presim të bashkëpunojmë me institucionet e reja që do të formohen”, ka shkruar ambasadori gjerman, Rainer Rudolph në rrjetet sociale.



