
Ambasadori Hamiti dorëzoi letrat kredenciale te zëvendëspresidenti i EBA-së
23 dhjetor 2021
| 12:17
Ambasadori i Republikës së Kosovës, Xhabir Hamiti, i ka dorëzuar letrat kredenciale te zëvendëspresidenti, njëherit kryeministër dhe sundimtar i Dubait, Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum.
Me këtë rast, ambasadori Hamiti përcolli mesazhet mirënjohëse të presidentes Osmani për mbështetjen e vazhdueshme që EBA ka dhënë për Kosovën dhe popullin e saj.