Ambasadori Hargreaves: Kosova s’ka kohë për humbje, partitë të gjejnë gjuhë të përbashkët pas zgjedhjeve
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves sot është pritur në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Hargreaves tha se në këtë takim ka shprehur shqëtësimin për dështimin e partive politike për të rënë dakord në lidhje me buxhetin.
Ata kanë diskutuar edhe për shpërbërjen e Kuvendit, zgjedhjet e reja si dhe për fushatën që do të zhvillohet.
“Diskutuam shpresat për një fushatë zgjedhore të qetë dhe pozitive. Shpreha shqetësim për dështimin e partive politike për të rënë dakord për një zgjatje të buxhetit, Planin e Rritjes së BE-së dhe marrëveshjet e financimit të Bankës Botërore, të cilat do t’i sillnin dobi popullit të Kosovës”, ka shkruar ai.
Ambasadori gjithashtu ka bërë të ditur se pret bashkëpunim nga partitë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, derisa u shpreh se Kosova nuk mund të humbë kohë.



