Ambasadori Hasani: Jemi në pritje të listës së mjekëve nga MSh-ja për t’i vaksinuar në Kukës

16 mars 2021 | 13:54

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka thënë se janë në pritje të përgjigjes nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës për listën e mjekëve që kanë qenë në vijën e parë të frontit me pandeminë Covid-19, e që janë ftuar të vaksinohen në Kukës.

Hasani ka thënë se vaksinimi duhet të bëhet në mënyrë të organizuar, për çka u shpreh se duhet të ketë një listë të punonjësve shëndetësorë, por që nuk kanë marrë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka premtuar dhe ka kërkuar që të vijnë ta marrin vaksinën në Kukës. Përgjegjësia është e Ministrisë së Shëndetësisë të vijë në mënyrë të organizuar të merr vaksinën në Kukës. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës nuk ka dhënë një përgjigje dhe jemi në pritje të një përgjigje të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës për të shkuar në mënyrë të organizuar”, ka thënë Hasani për “Telegrafin”.

Ambasadori Hasani ka thënë se në formën vullnetare ashtu siç po shkojnë mjekët nga Kosova për ta marrë vaksinën është problem pasi pas pasur një listë të mjekëve që kanë qenë në vijën e forntit, dikush mund të mbetet pa vaksinuar.

Gjatë ditës, kryetari i FSShK-së, Blerim Syla, ka deklaruar se dy mjekë nga Kosova të cilën kanë shkuar për tu vaksinuar në Kukës, nuk u është mundësuar të vaksinohen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan dhe ish-kandidati për…