Ambasadori Hovenier del në pension

10 dhjetor 2024 | 11:40

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, do ta përfundojë në fund të muajit mandatin e tij në Kosovë.

Shërbimi në Prishtinë do të jetë i fundit për Hovenier, një diplomat karriere i ShBA-së.

Hovenieri do të pensionohet nga karriera diplomatike, ka njoftuar vet ai në një konferencë të organizuar nga NDI të martën.

“Do të dal në pension pas 34 vitesh e shtatë muajsh, në fund të dhjetorit”, ka deklaruar Hovenieri.

Ai ka shprehur falënderimin e tij për bashkëpunimin me institucionet në Kosovë, por edhe ndaj administratës Biden për mundësinë e dhënë për të shërbyer në Departamentin e Shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse shpresoi deri në fund, Lando Norris u detyrua…