
Ambasadori i Amerikës i gëzohet fitores së Kosovës kundër Qipros
02 qershor 2022
| 22:06
Kombëtarja e Kosovës e filloi në mënyrën më të mirë rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve, duke e mposhtur në xhiron e parë Qipron.
“Dardanët” ishin në rolin e mysafirit në ndeshjen e sotme, ku në stadiumin “AEK Arena” triumfuan me rezultat 2:0, përcjell KosovaPress.
Kjo fitore, përveç që sjelli gëzim te tifozët kosovarë, si duket e ka gëzuar edhe ambasadorin e Amerikës për Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.
Hovenier përmes një postimi në “Twitter”, përgëzoi Kosovën për fitoren e sotme kundër Qipros.