Ambasadori  i BE-së në Kosovë takohet me Haxhiun, ndër prioritet ia përmend Kodin Civil dhe reformën gjyqësore

18 shkurt 2026 | 14:09

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav është pritur të mërkurën në takim nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ku është bërë me dije se përtej ratifikimit të marrëveshjeve të Planit të Rritjes, ndër prioritet kryesore duhet të jetë Kodi Civil dhe reforma në gjyqësor.

“Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, pati kënaqësinë të takohej sot me kryetaren e re të Kuvendit, Albulena Haxhiu. Përtej ratifikimit të marrëveshjeve të Planit të Rritjes, ai theksoi prioritetet kryesore legjislative: Kodin Civil, KPM-në, RTK-në, SEPA-n, reformën gjyqësore dhe ligjet e paketës së energjisë, si pjesë e reformave që e çojnë përpara Kosovën në rrugën e saj evropiane!”, ka njoftuar Zyra e BE-së në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka…