Ambasadori i BE-së, qytetarëve: Dilni votoni, këto zgjedhje lokale janë provë për demokracinë

08 tetor 2025 | 14:27

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të dalin në votime dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ai ka thënë se çdo votë zgjedhore ka rëndësi dhe ka rëndësi në forcimin e Kosovës si një vend demokratik, dinamik dhe multietnik. “Me zgjedhjet lokale që mbahen këtë të diel, u bëj thirrje të gjithë votuesve me të drejtë vote, pavarësisht përkatësisë etnike apo preferencës partiake, të dalin në votime dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Është thelbësore që procesi i votimit të zhvillohet në mënyrë të lirë, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, që vullneti i votuesve të respektohet dhe rezultatet të zbatohen. Këto zgjedhje lokale janë një provë për demokracinë e Kosovës. Kalimi me sukses i kësaj prove i hap Kosovës mundësi të reja”, ka thënë Orav.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjen kundër Serbisë, e vlefshme…