Ambasadori i Britanisë së Madhe reagon pas zhvillimeve në Kuvend, ka një thirrje për subjektet politike

26 gusht 2025 | 17:51

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, ka reaguar pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, të martën më 26 gusht.

Ai ka thënë se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është përparim i mirëpritur, teksa ka kërkuar nga partitë politike që të përfundojnë edhe hapat e tjerë për të përfunduar konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

“Zgjedhja e një Kryetari të Kuvendit është një përparim i mirëpritur dhe tregon se kompromisi politik në interes të vendit është i mundur nëse ekziston vullneti. I bëj thirrje partive të Kosovës që të ndërmarrin hapat e mëtejshëm shpejt për të përfunduar formimin e Kuvendit dhe të një qeverie të re.” – ka shkruar ai në Facebook.

 

 

Ndryshe, seanca e Kuvendit është shtyrë për të enjtën pasi deputetët nuk gjetën pajtim për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti shumicë serb.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
MUHARREM AVDIU SHPALL TE PAVLESHME CERTIFIKATEN DHE DIPLOMEN E SHMLE…