Ambasadori i Finlandës, Matti Nissinen viziton “British Gymnasium of Technology”

20 janar 2024 | 14:31

“British Gymnasium of Technology” në Kosovë është vizituar sot nga ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Kështu ka njoftuar shkolla “British Gymnasium of Technology” që udhëheqet nga Muzafer Shala e që është thënë se kanë shpërfaqur vlerat e shkollës, i fokusuar në aftësitë e tregut të punës dhe studimet e mëtejshme, mësuesit e përkushtuar dhe konceptin për EDUTech.

Po ashtu ambasadori ka diskutuar me studentët mbi marrëdhëniet Kosovë-Finlandë, dhe vlerat e demokracisë.

Njoftimi i plotë:

Vizita e Shkëlqesisë së Tij Ambasadorit të Finlandës, z. Matti Nissinen, në British Gymnasium of Technology ??

Sot patëm privilegjin të presim në shkollën tonë Shkëlqesinë e Tij Z. Matti Nissinen, Ambasadorin e Finlandës. Ne shfaqëm me krenari vlerat e shkollës sonë, programin tonë të njohur nga Pearson, i fokusuar në aftësitë e tregut të punës dhe studimet e mëtejshme, mësuesit tanë të përkushtuar dhe konceptin tonë për EDUTech.

Në një komunikim kuptimplotë, z. Nissinen u takua me studentët tanë, duke diskutuar përvojat e tyre në shkollë dhe aspiratat e ardhshme. Fjalimi i tij na njoftoi për marrëdhëniet Kosovë-Finlandë, duke theksuar rëndësinë e demokracisë, diplomacisë, vlerave finlandeze dhe fuqisë transformuese të arsimit.

Kjo vizitë ka qenë një mundësi e çmuar për studentët tanë për të fituar njohuri mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për t’u frymëzuar nga një perspektivë globale për arsimin dhe diplomacinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më datë më 22 janar, në Shkup, nën organizimin e…