Ambasadori i Hungarisë viziton Fakultetin Juridik

06 shkurt 2026 | 21:43

Ambasadori i Hungarisë, Sh.T. László István Dux, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Fakultetin Juridik, me qëllim informimin mbi objektivat, reformat dhe aktivitetet akademike të fakultetit, si dhe diskutimin e mundësive për bashkëpunim me shkollat juridike dhe institutet kërkimore në Hungari.

Ambasadori u prit nga Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Avni Puka, dhe Prof. Gjylieta Mushkolaj, të cilët e informuan për reformat e ndërmarra në fakultet, programet studimore, me theks të veçantë në programet në gjuhën angleze, qendrat e themeluara në vitet e fundit, si dhe strategjinë e rrjetëzimit ndërkombëtar të Fakultetit Juridik.

Gjatë takimit u diskutuan mundësi konkrete bashkëpunimi me universitete hungareze, përfshirë pjesëmarrjen në konferencën që do të organizohet në muajin maj 2026 në Hungari, në kuadër të rrjetit “Paris Nanterre Network”, ku Fakulteti Juridik është anëtar, si dhe bashkëpunimin me Institutin Tom Lantos në Budapest dhe qendra të tjera kërkimore.

Po ashtu, në koordinim me Ambasadën e Hungarisë në Kosovë, u theksua rëndësia e zhvillimit të programeve të mobilitetit për personelin akademik dhe studentët e Fakultetit Juridik, si dhe bashkëpunimeve në fushën e projekteve kërkimore të përbashkëta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën ose të martën e javës që vjen, Komisioni…