Ambasadori i ri amerikan të martën takohet me Pacollin

03 dhjetor 2018 | 17:13

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Philip Kosnett, të martën do të takohet me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

“Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, do të zhvillojë një takim kurtuazie me ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, z. Philip Kosnett. Takimi do të zhvillohet të martën, më datë 4 dhjetor, 2018 në ora 11:15 në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e MPJ-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një agjenci çeke e spiunazhit tha se është “e qartë”…