Ambasadori i ShBA-së në NATO: Të shtohet prodhimi i armëve

04 qershor 2025 | 17:00

Një ditë përpara takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s në Bruksel, ambasadori i ShBA-së në aleancën veriatlantike, Matthew Whitaker, tregoi se samitit të muajit të ardhëm në Hage, organizata i afrohet me unitet dhe fokus të palëkundur.

ShBA-ja do të përfaqësohet nga sekretari i mbrojtjes, Pete Hagseth, i cili do t’i paraqesë prioritetet e Uashingtonit në një moment të tillë kyç për besueshmërinë e NATO-s, u shpreh Whitaker. Thelbi i mesazhit që do të përcillet në takim është 5 % i synuar i shpenzimeve të mbrojtjes në raport me GDP-në, i kërkuar njësojë prej të gjitha aleatëve. “Ky nuk ka për të qenë thjesht një zotim; ky do të jetë një angazhim. Secili prej vendeve aleate duhet të angazhohet për të kanalizuar të paktën 5 % të prodhimit të brendshëm bruto te mbrojtja dhe siguria, e kjo duhet të ndodhë tani. Ky nuk është një sugjerim, është një bazë parandalimi në një botë ku kërcënimet janë shtuar”, tha ai.

Lidershipi i presidentit Trump, tha Whitaker, e ka ndryshuar qasjen e NATO-s lidhur me ndarjen e peshës së shpenzimeve. Ai kujtoi sesi një dekadë më parë pragu i 2 % i PBB-së ishte një objektiv i largët për shumicën e aleatëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…