Ambasadori i Ukrainës në Beograd: “Kosovën nuk e njohim e as s’ndryshojmë qëndrim”

24 shkurt 2024 | 21:32

Ukraina nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur dhe ky është një qëndrim që nuk ndryshon, ka thënë ambasadori ukrainas në Beograd, Volodymyr Tolkac, në një intervistë për gazetëm serbe “Tanjug”.

Tolkac i rikujtoi “Tanjug”-s se Ukraina “ka kërkuar ndaljen e bombardimit të Serbisë” dhe ka kërjuar “kompromis” në Beograd në vitin 1999.

“Ushtarët tanë, batalioni ukrainas morën pjesë në misionin në Kosovë dhe mbrojtën rajonin e, Shtërpces, Gjilanin, për më shumë se 10 vjet. Vërtet nuk ishte një kohë e lehtë. Dhe dua t’ju jap disa informacione, ju lutem krahasoni këtë , trupat ruse janë zhvendosur nga Bosnja dhe Hercegovina në Kosovë, pas disa vitesh janë kthyer në Rusi, kemi qenë aty nga viti 1999 deri në fillimin e agresionit rus kundër vendit tonë dhe fatkeqësisht na është dashur ta përfundojmë misionin tonë në Kosovë në vjeshtën e vitit 2022”, tha Tolkac.

“Dhe qeveria e Kosovës e mbështet plotësisht pavarësinë e Ukrainës. Ndonjëherë është shumë e vështirë për politikanët tanë t’ia shpjegojnë këtë popullit tonë. Por mund të them se qeveria jonë dhe presidenti ynë janë të qëndrueshëm në qëndrimin e tyre se ne nuk do ta njohim Kosovën“, përfundoi Tolkac.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kirurgu i luftës, siç njihet në Kosovë Dr. Salih Krasniqi,…