
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë
14 shtator 2025
| 15:28
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, ka pësuar një infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë.
Siç raporton A2 Cnn, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë dhe po përgatitet transportimi urgjent me helikopter drejt Tiranës për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore.
Është bërë me dije ambasadori Shukrov, ishte duke vrapuar dhe kishte përshkuar gati 8 km kur nuk u ndje mirë.
Ai ndodhej për një pushim fundjave në Voskopojë, së bashku me bashkëshorten e tij.