
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë e pret në takim veprimtarin Sali Bislimi
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, që jeton dhe vepron në Zvicër, është pritur sot në takim nga ambasadori i Zvicrës në Kosovë.
Bislimi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Zvicra dhe Kosova për të janë një vend.
“Sot pata nderin dhe kënaqesinë të takojë ambasadorin zvicran në Kosovë z, Thomas Kolly. Një mikëpritje shumë e ngrohtë mu rezervua sot në Ambasadën e Zvicrës në Kosovë, ku biseduam gjitha temat e rëndësishme mes Kosovës dhe Zvicrës. Zvicra dhe Kosova për mua janë një vend, edhe ju z. ambasador nëse punoni me përkushtim për Kosovën keni ndihmuar edhe Zvicrën, dhe ju lutem të konsideroni edhe ju Kosoven si vendin tuaj”, ka shkruar Bislimi.
Ai ka thënë se një Kosovë stabile, qoftë në pikëpamje ekonomike dhe politike është e mirë edhe për shtetin e Zvicrës.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Sot pata nderin dhe kenaqesin te takoj ambasadorin Zvicran ne Kosovë z, Thomas Kolly.
Nje mikepritje shume e ngrohet mu rezervua sot ne Ambasaden e Zvicres ne Kosove, ku biseduam gjitha temat e rendesishme mes Kosoves dhe Zvicres.
Zvicra dhe Kosova per mua jane nje vend, edhe ju zoti ambassador nese punoni me perkushtim per Kosoven keni ndihmuar edhe Zvicren, dhe ju lutem te konsideroni edhe ju Kosoven si vendin tuaj, te behuni mbrojtes i intersave Kosovare me boten qe frekuentoni, Jemi ne popull qe e kemi pas nje te kaluar shume tragjike nga okupatoret serb dhe ottoman, jemi te presekutuar nga keta okupatore qe akoma nuk kemi marr vehten, nje Kosove stabile ne pikepamje ekonomike dhe politike eshte e mire edhe per Zvicren, duke pas parasysh numrin e madhe te diaspores tone atje, te ardhmen pa dyshim qe do kemi gjysm milioni Zvicran me oringjine Kosovare qe jane garancia per te ardhmen mes dy vendeve tona, te cilet jane mire te integruar dhe thuaja ndertimi i Zvicres eshte ne duart e njerzeve te ketij vendi qe ne mungese te integrimit te Kosoves shume jane edhe ne pune klendestine qe shume here pa sigurime vdesin duke ndertuar Zvicren.
Kosova ka dhimbjet e saj, Evropa frazhile eshte unike por edhe e ndar kur eshte ne pytje Kosova, me kete qasje bashkimi evropian lendon demokracine dhe gjeografine tone qe ishim ne histori ne mbrojtje te vlerave perendimore si komb.
Bashkebisedimi i sinqert dhe vellazoror na dha ndjenjen pozitive qe te bejm diqka per Kosoven, duke marr rrezet me diell ne terasen e ambasades ku flamuri me kryq te bardhe valon me krenari ne Kosoven tone me plot dashni!!!