Ambasadori italian kërkon vazhdim të dialogut Kosovë – Serbi

02 prill 2020 | 11:02

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, ka shkruar në “Twitter” se Italia e mirëpret heqjen e tarifës 100 % nga Kosova dhe se dialogu me Serbinë duhet të rifillojë sa më shpejt që është e mundur. Ai ka shkruar se çështjet e pazgjidhura me Serbinë duhet të adresohen brenda kornizës së dialogut. “Italia mirëpret heqjen 100 % të tarifës nga Kosova. Dialogu i mbikëqyrur nga BE-ja duhet të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Të gjitha çështjet e pazgjidhura me Serbinë duhet të adresohen brenda kësaj kornize. Lufta kundër koronavirusit kërkon përpjekje dhe bashkëpunim të përbashkët”, ka shkruar ambasadori italian në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prodhuesi i cigareve Benson & Hedges dhe Lucky Strike pretendon…