Ambasadori italian takohet me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, ja çfarë biseduan

19 qershor 2025 | 12:04

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, ka takuar të enjten kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Italisë, ambasadori Antonini dhe kryetari Rexhepi kanë theksuar bashkëpunimin e “shkëlqyer me Italinë”, veçanërisht në fushën e shkëmbimit të ekspertizës juridike dhe praktikës kushtetuese.

“Ambasadori Antonini u takua me z. Nexhmi Rexhepi, kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për një shkëmbim të frytshëm mbi zhvillimet e fundit. Ata theksuan gjithashtu bashkëpunimin e shkëlqyer me Italinë, veçanërisht në fushën e shkëmbimit të ekspertizës juridike dhe praktikës kushtetuese”, ka njoftuar Ambasada e Italisë në Kosovë.

Ndryshe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me përkrahjen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetushmërisë së propozimit për formimin e Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Rahovecit zyrtarisht ka pranuar raportin nga Zyra Kombëtare…