Ambasadori Kiçmari nderon viktimat e bombës atomike në Hiroshima

05 gusht 2025 | 11:34

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, ka nderuar viktimat e sulmit me bombë atomike në Hiroshima, në 80-vjetorin e kësaj ngjarjeje tragjike, ku humbën jetën mbi 140 mijë njerëz.

“Në Hiroshima, me keqardhje të thellë dhe respekt të madh, përkujtojmë viktimat e bombës atomike, të hedhur 80 vite më parë. Në ditët e para vdiqën rreth 80 mijë vetë, ndërsa deri në fund të vitit 1945 numri i viktimave arriti në rreth 140 mijë,” theksoi ambasadori Kiçmari.

Ai shtoi se kujtimi i tyre mbetet një thirrje e përjetshme për paqe, liri dhe dinjitet njerëzor. “Pikërisht këtu duhet të përsëritet thirrja: Kurrë më!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një agjenci federale ka nisur zyrtarisht hetime për ish-Prokurorin e…