Ambasadori Kosnett: Ambasada e ShBA-së është krenare për bashkëpunimin me policinë

28 janar 2019 | 17:42

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka pritur të hënën në takim ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip S. Kosnett, i cili mori pjesë në ceremoninë e fillimit të projektit trajnues që realizohet nga Zyra e Programit për Asistencë Kundër Terrorizmit (ATA).

Ky trajnim, në të cilin marrin pjesë përfaqësues nga Policia e Kosovës, prokuroria dhe gjykata, ka për qëllim rritjen e kapaciteteve për zbatues të ligjit në Kosovë, avancimin e zyrtarëve të PK-së në zhvillimin e aftësive teknike si dhe për të adresuar kërcënimet e lidhura me terrorizmin.

Drejtori Qalaj në fjalën e tij të rastit, ka thënë se institucionet e Republikës së Kosovës, ashtu si edhe qytetarët e saj, janë përcaktuar qartë për ndërtimin e një shoqërie demokratike, ku respektimi i të drejtave të njeriut, lirive fundamentale, gjithëpërfshirja dhe sundimi i ligjit janë të garantuara për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare, apo të dallimeve të tjera.

Ai ka potencuar se jemi të përcaktuar qartë në orientimin proevropian dhe synimin për integrimin në institucionet dhe organizatat euroatlantike.

Më tutje, Qalaj ka thënë se Policia e Kosovës është përkrahur në vazhdimësi nga institucionet relevante të ShBA-së, ku falë ndihmës, shkëmbimit të përvojave dhe praktikave, si dhe përkrahjes së vazhdueshme nga Amerika, policia në bashkëpunim edhe me institucionet tjera vendore ka arritur të mbrojë Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj nga aktet e terrorizmit.

Ndërsa, ambasadori amerikan Philip S. Kosnett, është shprehur se ambasada amerikane është krenare që po bashkëpunon në këtë trajnim dyditor. Sipas tij, ky trajnim është duke ofruar kornizën organizative të ligjeve dhe politikave për t’u marrë në konsideratë nga zyrtarët kur hetojnë apo gjykojnë terroristë.

/Epoka e re/

Image may contain: 4 people, people standing and suitImage may contain: one or more people, people standing and indoorImage may contain: 1 person, standingImage may contain: 2 people, people standing and suit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila dhe deputeti i kësaj partie,…