
Ambasadori Kosnett, mysafiri i parë i Kurtit
04 shkurt 2020
| 18:14
Pas pranimit të detyrës, kryeministri Albin Kurti ka pritur të martën edhe mysafirin e parë.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka qenë njeriu i parë që e ka vizituar zyrtarisht në zyrën e tij kryeministrin e vendit.
Ambasadori Kosnett përmes një postimi në llogarinë e vet “Twitter” ka thënë se takimi me kryeministrin Kurti ishte pozitiv.
Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për një partneritet të ngushtë me Republikën e Kosovës.
Gjithashtu, ambasadori Kosnett të martën ka vizituar edhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani, të cilës ia ka uruar detyrën e re.
/Epoka e re/