Ambasadori Kosnett, mysafiri i parë i Kurtit

04 shkurt 18:14

Pas pranimit të detyrës, kryeministri Albin Kurti ka pritur të martën edhe mysafirin e parë.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka qenë njeriu i parë që e ka vizituar zyrtarisht në zyrën e tij kryeministrin e vendit.

Ambasadori Kosnett përmes një postimi në llogarinë e vet “Twitter” ka thënë se takimi me kryeministrin Kurti ishte pozitiv.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për një partneritet të ngushtë me Republikën e Kosovës.

Gjithashtu, ambasadori Kosnett të martën ka vizituar edhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani, të cilës ia ka uruar detyrën e re.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, ia përcolli sot…