ShBA-ja u bën thirrje deputetëve të sigurojnë kuorumin në votimin e presidentit

03 prill 2021 | 18:01

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka reaguar pak minuta para se të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit.

Ai në llogarinë e vet në “Twitter” u ka bërë thirrje deputetëve të marrin pjesë në këtë seancë duke siguruar kourum për zgjedhjen e presidentit.

“Pozicioni i qeverisë amerikane mbetet i pandryshuar. Ne mbështesim votimin e Asamblesë për President. Ne u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Kuvendit të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj popullit të Kosovës duke marrë pjesë në votim për të siguruar kuorumin”, ka shkruar Kosnett.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka depunuar në Kuvend tërheqjen e Projektligjit për…