Ambasadori Kosnett: Qeveria ka rol në luftimin e dezinformatave

10 dhjetor 2019 | 11:28

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Philip Kosnett ka kërkuar që Qeveria të jetë e ndërgjegjshme në shpërndarjen e informatave.

“Qeveria ka rol në luftimin e dezinformatave. Liria e shprehjes është thelbësore për çdo demokraci. Detyra e parë e Qeverisë është që të jetë e ndërgjegjshme në shpërndarje e informatave të sakta”, ka thënë Kosnett.

Kosnett në konferencën e organizuar nga NDI-ja ku është diskutuar rreth zbulimit dhe luftimit të dezinformatave, si dhe pranisë së këtij fenomeni në Kosovë dhe Ballkan, ka pasur kërkesë edhe për gazetarët, raporton “EO”.

“Gazetarë përdorni forcën tuaj, na jepni informata të sakta, edhe qytetaret mund të kontribuojnë në këtë asket. Qytetarët të përzgjedhin mediet që informojnë saktë dhe jo ato që dezinformojnë”, ka thënë Kosnetti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
10.12.2019 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…