
Ambasadori Mjeku promovon ajvarin e Krushës në Arabinë Saudite
02 shkurt 2022
| 11:53
Ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Lulzim Mjeku, ka promovuar ajvarin e Kosovës në shtetin ku është duke shërbyer si diplomat.
Mjeku është takuar me zyrtarin e Arabisë Saudite, Abdulhakim Alhashim, të cilit ia ka prezantuar ajvarin e Krushës.
“Duke promovuar ajvarin e Krushës me z. Abdulhakim Alhashim në mënyrë që të shërbehet deri te tavolinat e Arabisë”, ka shkruar Mjeku në llogarinë e vet në “Twitter”.
Promoting #Kosovo #Krusha ajvar with Mr. Abdulhakim Alhashim in order to make it way to the Saudi tables. pic.twitter.com/u7618hVoVb
— Lulzim Mjeku (@LulzimMjeku) February 2, 2022