Ambasadori Orlando premton mbështetjen e Italisë për sigurimin e vaksinave për Kosovën

29 mars 2021 | 11:54

Pas ardhjes së 24 mijë dozave të vaksinës “AstraZeneca”, ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka thënë se duhet edhe më shumë në luftimin e pandemisë Covid-19.

Orlando ka theksuar thekson se do të vazhdojnë të punojnë me autoritetet vendore derisa të gjithë të jenë të sigurt.

“Mbrëmë, grupi i parë simbolik i vaksinave kundër Covid-19 nga Covax mbërriti në Kosovë. Duhet bërë shumë më shumë dhe do të bëhet. Italia dhe ‘TeamEurope’ janë ndër mbështetësit kryesorë financiarë të kësaj përpjekjeje në të gjithë botën dhe do të vazhdojnë të punojnë me autoritetet vendore derisa të gjithë të jenë të sigurt”, ka shkruar Orlando në llogarinë e vet në “Twitter|.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ousmane Dembele mund të ndryshojë skuadër gjatë verës, edhe pse…