Ambasadori Reka: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin Amerikan

10 prill 2026 | 22:38

Sot është ndarë nga jeta miku i madh i shqiptarëve, ish-kongresisti amerikan Eliot Engel, i cili për dekada ishte një nga zërat më të fuqishëm në Kongresi Amerikan në mbështetje të çështjes së Kosovës.

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka, ka shkruar në ‘Facebook’ se sot u shua miku i madh i shqiptarëve.

“Ai ishte zëri i Kosovës në Kongresin Amerikan kur Kosova ishte e pushtuar. Pafundësisht mirënjohës. Pusho në paqe miku ynë kongresist, Eliot Engel. Foto: nga takimi ynë në zyren e tij, në Kongresin e SHBA-ve në vitin 1995”, ka shkruar Reka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për vdekjen e Eliot Engelit ka shkruar edhe kryetari i…