Ambasadori Reka ia dhuroi simbolin e gjenocidit ambasadorit të Republikës Demokratike të Kongos

21 janar 2026 | 21:11

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka takuar ambasadorin Zenon Mukongo Ngay, përfaqësues i përhershëm i Republikës Demokratike të Kongos në OKB.

Reka i ka uruar mandatin dyvjeçar të këtij shteti afrikan, si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit.

Me ketë rast, ambasadori Reka i dorëzoi simbolin e gjenocidit ambasadorit të Republikës Demokratike të Kongos.

“Sot takova ambasadorin Zenon Mukongo Ngay, përfaqësues i përhershëm i Republikës Demokratike të Kongos në OKB, për t’i uruar mandatin dyvjeçar të këtij shteti afrikan, si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit. Një takim tejet miqësor”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Milazim…