
Ambasadori Reka merr pjesë në mbledhjen vjetore të Asamblesë së SOFC-it në Nju-Jork
Në Konsullatën e Përgjithshme të Argjentinës në Nju-Jork është mbajtur mbledhja vjetore e Asamblesë së SOFC (Shoqata e Konsujve të Përgjithshëm të Huaj në Nju-Jork).
Konsullata e Përgjithshme e Kosovës është përfaqësuar nga ambasadori Blerim Reka dhe këshilltari Besim Berisha, të cilët, përveç nikoqirit, konsullit të përgjithshëm të Argjentinës Gerardo A. Diaz Bartolome janë takuar edhe me komisionerin për marrëdhënie ndërkombëtare të Zyrës së Kryetarit të Bashkisë së Nju-Jorkut, Edward Mermelstein, drejtoreshën rajonale të Zyrës së DASh-it për misionet e huaja në Nju-Jork, Kathleen Eagen, kryetarin aktual të SOFC-së, Konsullin e Përgjithshëm të Malajzisë Amir Farid Abu Hasan, si dhe me konsujt e përgjithshëm të Zvicrës, Bullgarisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe zëvendëskonsujt e Turqisë, Tajlandës, Guajanës, etj.