Ambasadori Reka merr pjesë në promovimin e librit të Anna Kohenit “Flower of Vlora…”

06 mars 2023 | 13:28

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka marrë pjesë në promovimin e librit të Anna Kohen: “Flower of Vlora; growing up jewish in communist Albania”.

Në Janina të Nju Jorkut ku u promovua ky libër autorja amerikane që i ndihmoi shqiptarët e Kosovës gjatë luftës së fundit, siç u prezantua, “një vajzë hebreje nga Vlora”, rrëfeu shpëtimin e hebrejve në Shqipëri gjatë pushtimit fashist, por edhe rritjen e saj gjatë komunizmit.

“Ajo dhe shumë folës në këtë promovim, falënderuan shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës për shpëtimin e hebrejve, nga shfarosja e Hollokaustit. Shqipëria, u tha gjatë promovimit, se është vendi i vetëm në Evropë, ku ASNJË hebre nuk i ishte dorëzuar në kampet e përqendrimit nazist. Përkundrazi, nga 200 hebrej sa jetonin para lufte në Shqipëri, numri i tyre arriti në 2,000 pas lufte. Faleminderit Anna, për edhe një dëshmi për guximin dhe fisnikërinë shqiptare, falë siç e quajte, ‘Besa, a golden rule of Albanians’”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi ka pësuar humbje nga Roma (1-0), por trajneri i…