Ambasadori Reka mori pjesë në promovimin e librit ‘Doktori që i dha jetë lirisë’

06 nëntor 2025 | 16:19

Mbrëmë, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, në praninë e shumë bashkatdhetarëve është promovuar libri i autorit Besnik Hoti me titull “Doktori që i dha jetë lirisë”, i dedikuar dr. Fahredin Sh. Hotit, dëshmorit të kombit dhe mjekut të UÇK-së.

Promovimin e këtij libri e ka hapur ambasadori Blerim Reka, i cili, duke folur për familjen atdhetare Hoti nga Krusha e Madhe, prej nga vinte edhe i madhi Ukshin Hoti, u ndal në veçanti te humanizmi dhe sakrifica e dr. Fahredin Hotit, gjinekologut që i dha jetë lirisë.

Pas shfaqjes së dokumentarit për jetën dhe veprën e dr. Fahredin Hotit, për librin foli autori dhe njëkohësisht djali i tij, Besnik Hoti, i cili shkoqiti shumë detaje të panjohura që lidhen me veprimtarinë atdhetare të dr. Hotit, në shtëpinë-spital të të cilit, gjatë luftës, kishin lindur 800 fëmijë.

Autori ka evokuar edhe shumë kujtime, por prezantoi edhe gjësende të ruajtura të kësaj familjeje patriotike, e cila humbi gjatë luftës tre anëtarë: Shemsedinin, Fahredinin dhe Kreshnikun, të vrarë nga pushtuesi serb. Në përfundim, autori Hoti ka thënë se ky është libri i parë dhe se do të vazhdojë me botimin e vëllimeve tjera për dëshmorin dMay be an image of studying and textMay be an image of ‎text that says '‎BESNIK BESNIKEHOT HOTI BESNIK NIKE.HOTI HOTI DOKTORI gëi dha jetë LIRISE Dr. FAHREDIN HOTI DESHMOR KOMBIT DOKTORI gëi dha jetë LIRISE Dr. FAHREDIN HOTI DESHMOR KOMBIT ع BESNIK BESNIKEHOT F HOTI BESNIK Hon DOKTORI TORI ge dha Dr. FAHREDIN jete LIRISE HOTI DESHMOR KOMBIT BESNIK BESNIKF.HOTI HOTI DOKTORI gẽ dha jete DOKTOR/géidhajeteLIRISE LIRISE Dr. FAHREDIN HOTI DESHMOR DESHMOR/KOMBIT KOMBIT DOKTORI gëi dha jetë LIRISE Dr. FAHREDIN HOTI DESHMOR KOMBIT‎'‎r. Fahredin Hoti.

Të pranishmit dhe autorin, me një fjalë rasti, i ka përshëndetur edhe bashkatdhetari nga Bronksi, Diamant Hysenaj, kandidat për kongresist në Kongresin e ShBA-së në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

May be an image of studying

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka dhënë…